E rëndë në Bathore! Përplasi këmbësoren me makinë, ndërron jetë 65-vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2026, 18:09
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bathore, ku rreth orës 16:30, në Bathore, automjeti me drejtues shtetasin E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren shtetasen Sh. Sh., rreth 65 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën në spital.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
