Kushtetuesja si mbikëqyrëse e subjekteve ligjore/ Karanxha tregon rastet që qeveria i është drejtuar së fundmi GjK
Në studion e Ora News në emisionin "Drejt" ka qenë avokati, Ervin Karanxha i cili ka shpjeguar se Gjykata Kushtetuese ka rolin e mbikëqyrjes së gjykatave më të ulëta.
Pra, Kushtetuesja sheh nëse është respektuar ligji nga strukturat e tjera. Roli i GJK merr përsipër edhe ankimet nga subjektet e tjera si rasti i kompetencës së Belinda Ballukut.
“Gjykata Kushtetuese shikon kushtetueshmërinë e akteve të gjykatave më të ulëta. Nëse është respektuar Kushtetuta, nëse është respektuar procesi i rregullit ligjor.
Gjithashtu dhe ligji për Gjykatën Kushtetuese por edhe në nenin 131 e në vijim të Kushtetutës parashikon subjektet të cilat mund të drejtohen Gjykatës Kushtetuese.
Kohët e fundit, i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese kemi rastin e fundit që i është drejtuar Kryeministri i Shqipërisë për pretendimin se janë marrë kompetencat për çështjen Balluku.
Edhe rastin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët janë bërë objekt debati në Gjykatën Kushtetuese.” - tha Karanxha.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “DREJT” NË “ORA NEWS”

