Rama vs Gjyqtarët, Peci: Ajo që po ndodh në Shqipëri është një banalitet i së keqes
Nga një ditë që nisi me një sulm frontal ndaj gjyqtarëve dhe njerëzve të drejtësisë lidhur me çështjen e trumbetuar prej tij, kryeministri Edi Rama e mbylli këtë të mërkurë me një vizitë në Vatikan.
Gazetari Ermal Peci i ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora Neës” të moderuar nga Beti Njuma, u shpreh se ajo që po ndodh në Shqipëri nuk është veçse një banalitet i së keqes.
“Në një shoqëri si e jona ku sistemi komunist ka lënë pasojat e veta, ku klasa politike ka trysnuar klasat sociale, tani është kthyer në institucion shpifja, intriga, mashtrimi dhe z. Rama është mjeshtër i gjithë këtij banaliteti të së keqes dhe i propagandës për të krijuar një flluskë a thua ti se çfarë po ndodh në këtë vend dhe këtë vetëm për të larguar vëmendjen nga problemet reale që ka ky vend”, u shpreh ndër të tjera gazetari Ermal Peci.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”
