Rama vs Gjyqtarët/ Lita: Bëhet fjalë për 5 mln euro në vit dhe jo 37 mln, janë si bakshish kundrejt qindra milionave abuzime

Nga një ditë që nisi me një sulm frontal ndaj gjyqtarëve dhe njerëzve të drejtësisë lidhur me çështjen e trumbetuar prej tij, kryeministri Edi Rama e mbylli këtë të mërkurë me një vizitë në Vatikan.

Dhe për ironi, gazetari Lavdrim Lita, i ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” të moderuar nga Beti Njuma, kryeministri Edi Rama në mëngjes e bëri ,mëkatin, në drekë u shfajësua nga ky mëkat edhe nga autoritetet e larta fetare.

“Mendoj se e gjithë kjo gjullurdi politike që po ngre Edi Rama kundrejt 900 personave, sepse kaq është sistemi gjyqësor sot dhe gjithsej bëhet fjalë për 5 milionë euro në vit.

Që në raport me shifrat e korrupsionit janë një bakshish kundrejt qindra milionë eurove që kjo qeveri abuzon me format e saj.

Fatura 37 mln euro janë bashkë me sigurimet dhe reformën në drejtësi, por në fakt janë vetëm 5 mln euro.

Dhe kryeministri duket se po tenton t’i vërë përballë njëri-tjetrit shtresat sociale në vend, siç janë policët apo pensionistët”, u shpreh ndër të tjera gazetari Lavdrim Lita.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”