Ç’po ndodh me Gjyqtarët? Gurra: Për mua janë në të njëjtën lojë të dyja palët. Rama s’është kundër, por...
Nga një ditë që nisi me një sulm frontal ndaj gjyqtarëve dhe njerëzve të drejtësisë lidhur me çështjen e trumbetuar prej tij, kryeministri Edi Rama e mbylli këtë të mërkurë me një vizitë në Vatikan.
Gazetari Hysni Gurra i ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” të moderuar nga Beti Njuma, u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk po asgjë tjetër veçse propagandë.
“Këtë kryeministër kemi dhe me atë do merremi. Ata që kërkojnë rritje rrogash nuk janë ëngjëj dhe Rama e di shum ëmirë këtë. Ata kanë 35 vite që sulmohen politikisht si nga njëra anë, edhe nga tjetra.
Në çdo vend të botës politika merret me prokurorët dhe gjyqtarët, por problemi është se Rama nuk është se është kundër rritjes së rrogave të tyre, se po t’i dhimbseshin lekët e shqiptarëve nuk i bënte rrush e kumbulla siç i ka bërë me rrugët që shemben çdo ditë, dhe me tendera korruptivë.
Problemi është se dhe ata i shkojnë pas avazit atyre që thotë z. Rama dhe po t’i shikosh flet Rama reagojnë ata direkt me disa shoqata që kanë bërë dhe për mua janë në të njëjtën lojë të dyja palët”, u shpreh ndër të tjera gazetari Hysni Gurra.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”

