"Të mos jetë qaramane sa herë humb zgjedhjet"/ Salianji "thumbon" Berishën nga 'foltorja' e Fierit: Duam një PD fituese

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka ndarë pamje nga takimi i mbajtur një ditë më parë me demokratët në Fier.

“Nga Fieri, mesazh për demokratët”, shkruan ai bashkëngjitur videos së publikuar.

Në mesazhet e tij Salianji është shprehur i qartë për domosdoshmërinë e rotacionit politik në vend.

Angazhimi dhe qëllimi kryesor nënvizon ai, është një PD fituese për qytetarët.

“Anëtarët përcaktojnë lidershipin, vota e përcakton lidershipin.

Angazhimi dhe kontributi e përcakton lidershipin.

Ne duam një PD që të jetë fituese, që të jetë e besueshme për qytetarët, që të mos jetë qaramane sa herë humb zgjedhjet”, tha Salianji në deklaratën e tij në takimin me qytetarët në Fier.

Ndërkohë në takimin e tij me qytetarët, kreu i PD Sali Berisha ka shigjetuar ish-deputetin e PD Ervin Salianji, duke u shprehur se do bëjnë gjithçka për të ripërtërirë Partinë Demokratike por me njerëz moral, duke shtuar: “nuk ka asnjë keqardhje për ata që bëjnë sikur janë me ne, dhe në fakt punojnë për Edi Ramën. Nuk na duhen gjë ata ne”