"GJYQTARËT SI PARTI POLITIKE!"- Rama: Respekt për SPAK, nuk iu bashkua përpjekjes absurde

Kryeministri Edi Rama tha se shoqatat e gjyqtarëve se po sillen si parti politike, jashtë misionit funksional, në një akt tjetër të replikës mes dy pushteteve për një kërkesë të togave të zeza për rritjen e pagave.  Rama tha se Shoqatat e gjyqtarëve sulmuan sulmuan qeverinë e mediat, ndërsa sipas tij po kërkojnë të ndërhyjnë në ligjin e pagave. Kreu I qeverisë vlerësoi qëndrimin e SPAK që nuk është përfshirë në kërkesën që pret vendimin e Kushtetueses.

Shoqata e gjyqtarëve shfaqet publikisht si një parti politike, me një gjuhë të papranueshme dhe të pajustifikueshme për të ata të cilët përfaqësojnë pushtetin gjyqësor, pra përfaqësojnë një pushtet, i cili arbitron dhe jo një arbitër, i cili thotë ‘’bilbili është i imi, topi është i imi, penalltinë do ta gjuaj vetë dhe porta duhet të rrijë pa portier’’.

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën me një videomesazh në rrjetet sociale ku i ktheu përgjigje qëndrimeve të shoqatave të gjyqtarëve në vijim të përplasjes publike mbi kërkesën e togave te zeza në Gjykatën Kushtetuese për rritjen e pagave për cka kreu I qeverisë është shprehur kundër.

“E gjithë kjo tymnajë populiste...”, po kush jeni ju që i jepni vetes të drejtën të bëni përcaktime të tilla; tymnajë populiste?! Jeni parti politike? Regjistrohuni si parti politike, dilni në garë dhe mbroni platformën tuaj dhe pastaj bëni dhe ju siç bëjnë plot ‘’luftën’’ me etiketime, me sharje, me fyerje, me vendosje të kundërshtarit në pozita që nuk janë absolutisht të lidhura me argumentin, por me etiketimin.

Kreu i qeverisë, shprehu irritim, jo vetëm me kërkesë dhe arsyetimin e shoqatave të gjyqtarëve por edhe me reagimin për trajtimin e cështjes sipas tyre me qëllim lin֛çues.

 “Tymnajë populiste e krijuar dhe e shpërndarë me qëllim linçimin e gjyqtarëve”. E dini çfarë është linçimi? Linçimi, mund t’ua them unë se unë e kam provuar linçimin. Linçimi është diçka krejt tjetër, nuk ka lidhje fare me një qëndrim publik, ku as nuk është përmendur njeri me emra, as nuk fyer dhe etiketuar njeri, por është ngritur një problem i madh dhe serioz.”

Duke marrë një për një  pikat e reagimit të togave te zeza, Rama thotë se  Shoqata e Gjyqtarëve arriti në pikën që të sulmonte publikisht qeverinë dhe kryeministrin.

“Dhe si arrini ju në pikën që të sulmoni publikisht qeverinë, të sulmoni publikisht kreun e Këshillit të Ministrave, të sulmoni publikisht mediat dhe t’i akuzoni të gjithë për histeri. Kush jeni ju? Për çfarë histerie e keni fjalën?”

Kreu I qeverisë përmendi me shembuj konkretë kërkesën e gjyqtarëve  për rritje të pagave që sipas tij përfshin edhe të shkarkuarit nga Vettingu dhe dhe argumentoi qëndrimin për llogarinë që në fund llogarinë që I shkon buxhetit të shtetit.

:Jam shumë i axhituar se 37 milionë euro që kërkoni ju plus nga buxheti i shtetit janë para që duhet të hiqen nga diku tjetër dhe juve merrni përsipër atje në sallën e gjyqit të jepni gjykime politike"

Kryeministri thotë se me këtë kërkesë në Kushtetuese  gjyqtarët po kërkojnë të ndërhyjnë në ligjin e pagave.

Duke vlerësuar SPAK që nuk iu bashkua kërkesës, Kryeministri argumenton pse Prokuroria dhe Gjykata e Posacme duhet të kenë përparësi para të tjerëve

Si titular I një pale në process, kryeministri tha se dy shoqatat që bënë kërkesën në kushtetuese nuk janë në zbatim të ligjit.

Kreu I mazhorancës më tej, thotë se qeveria ndaj të cilës gjyqtarët ankohen u dha togave te zeza dicka që e kishin ëndërruar.

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi në 20 janar kërkesën e shoqatave të gjyqtarëve për rritjen e pagave, ndërsa kreu I qeverisë ka paralajmëruar “ilace të tjera” në rast se vendimi ligjëron atë që ai e cilëson një turp kombëtar