Rama vs Gjyqtarët/ Kikia: Kështu ia bëri edhe mjekëve, është një ndyrësirë politike, por që ngjit tek ky popull
Nga një ditë që nisi me një sulm frontal ndaj gjyqtarëve dhe njerëzve të drejtësisë lidhur me çështjen e trumbetuar prej tij, kryeministri Edi Rama e mbylli këtë të mërkurë me një vizitë në Vatikan.
Gazetari Mentor Kikia i ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” të moderuar nga Beti Njuma, u shpreh se për këtë popull kjo është mënyra më e mirë për të bërë politikë.
“Sepse kur protestonin mjekët dhe infermierët u tha “këta hajdutët, këta që na marrin lekë për një gjilpërë që na bëjnë”, dhe i gjithë opinioni u ngrit kundër tyre.
E njëjta gjë po ndodh me gjyqtarët, ku të gjithë tashmë janë ngritur kundër tyre. Dhe e gjithë kjo është një ndyrësirë politike, por që ngjit në popull”, u shpreh ndër të tjera gazetari Mentor Kikia.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”

