Peleshi në Kongresin Amerikan/ Kryeparlamentari: Po forcojmë partneritetin strategjik me SHBA-n, rrisim investimet në mbrojtje
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka folur ditën e sotme në Forumin për Sigurinë në Kongresin Amerikan.
Gjatë fjalës së tij, Peleshi theksoi se Shqipëria po forcon partneritetin me SHBA-të dhe po rrit investimet për sigurinë dhe mbrojtjen.
Peleshi gjithashtu theksoi se partneriteti me SHBA-të është strategjik dhe afatgjatë, pasi sipas tij, Amerika ka një rol kyç në sigurinë globale dhe mbrojtjen e vlerave demokratike.
Peleshi njoftoi në Kongresin Amerikan se Shqipëria po investon më shumë se 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në fushën e Mbrojtjes, duke e kaluar kështu objektivin bazë të vendosur nga NATO.
“Shqipëria forcon partneritetin me SHBA dhe rrit investimet për sigurinë dhe mbrojtjen. Partneriteti me SHBA është strategjik dhe afatgjatë. Shqipëria është një anëtare aktive dhe e denjë në NATO. Siguria ka kosto dhe Shqipëria merr pjesën e saj të përgjegjësisë. Roli i SHBA-së është kyç në sigurinë globale dhe mbrojtjen e vlerave demokratike. Shqipëria po investon 2.12% të PBB-së në mbrojtje. Shqipëria nuk kërkon përfitime pa kontribut në sigurinë euroatlantike”, tha mes të tjerash Peleshi.
Postimi i Kryeparlamentarit Peleshi:
