Rama tha se shoqata e prokurorëve është ende e pa regjistruar, por VENDIMI tregon të kundërtën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2026, 13:29
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së shoqatës së prokurorëve lidhur me pagat e magjistratëve, duke e cilësuar atë si "ende e paregjistruar sipas ligjit”.
Megjithatë, dokumentet dhe vendimi i gjykatës tregojnë se shoqata është e regjistruar, duke nxjerrë në pah një kontradiktë në deklarimin e Kryeministrit.
Në reagimin e tij, Rama e përshkroi si “absurditet total” kërkesën e shoqatës për të mos u ulur pagat, duke ironizuar arsyetimin e prokurorëve: “Mosngritja e pagave aq sa duan shoqatat e gjyqtarëve nuk është ulje pagash, por vetëm një fantazi absurde”, shkruan ai.



