Pedagogu: Të reformohen provimet e Maturës Shtetërore. Provime me gojë për të shmangur kopjimet

Zgjedhja e degës universitare apo shkollës profesionale përfaqëson një nga udhëkryqet më të rëndësishme në jetën e maturantëve, një vendim që shpesh merret me nxitim, nën presion ose pa një orientim të qartë, duke çuar në një mospërputhje dramatike mes aftësive të tyre dhe nevojave reale të tregut të punës.

Në një diskutim me ekspertë të arsimit dhe punësimit në studion e emisionit “Epiqendër” në “Ora News” të moderuar nga gazetarja Sonila Musai u evidentuan jo vetëm sfidat, por edhe gabimet kryesore që bëjnë të rinjtë në këtë fazë vendimtare.

Për të përmirësuar situatën pedagogu Piro Prifti sugjeron reformimin e provimeve të Maturës Shtetërore, duke shtuar edhe një komponent me gojë.

Kjo, sipas tij, jo vetëm do të vlerësonte më thellë aftësitë komunikuese dhe artikuluese të nxënësve, por do të reduktonte edhe fenomenin e kopjimit.

Një tjetër propozim është rankimi i shkollave të mesme bazuar në kritere cilësie si stafi pedagogjik dhe infrastruktura, për të krijuar një sistem vlerësimi më të drejtë dhe transparent.

“Në qoftë se do flasim për diplomat që do marrin ata, diplomën e Maturës që quhet ajo, ato me një fjalë, unë i shoh nga ana e studentëve që janë në universitet. Ka disa probleme që duhen zgjidhur që në shënja.

Zakonisht duhen, duhen vënë koeficientë për shkollat e mesme, kush janë më të mira sepse aty kanë dhe disa gjëra të tjera.

Për të dalë tek ajo që duhet bërë me një fjalë, rankimi i, siç bëhet rankimi i universiteteve, duhet bërë dhe rankimi i shkollave të mesme. Pse? Sepse në Tiranë për shembull, ka studentë, nxënës shumë të mirë, shumë të mirë, po kur del aty në provime dalin të gjithë me dhjeta edhe nga provincat, nga ato ose në Durrës ose në Korçë ose kështu. Edhe kjo krijon një përplasje të cilën ne e shohim vetë.

Ata persona që kanë dalë shumë mirë në maturë, kur vijnë në universitet nuk janë po aq të mirë sa ç’ishin aty. Edhe kjo krijon, kjo ndodh nga shkaku, nga disa shkaqe. Po një nga shkaqet që duhet zgjidhur këtu, është ajo më e kollajshmja që mund ta bëjë Ministria e Arsimit, është rankimi i shkollave të mesme, duke u bazuar te stafi i mësuesve, te ambientet, te infrastruktura, siç i bëjmë dhe ne, me një fjalë, kur na vjen akreditimi për shkollat e larta që përfshihet stafi, titujt, mirë nejse titujt e shkollave të mesme nuk kanë ndonjë rëndësi, por eksperienca, laboratorët, biblioteka, infrastruktura tjetër, të cilat ndikojnë shumë te personi.

Për shembull, një person ose një student që merr notën tetë ose nëntë me vështirësi në një nga shkollat e mesme të Tiranës, ë nuk del dot, sepse një shkollë që del, një student që është nga  Skrapari ose nga Tropoja del me dhjetë. Edhe e merr ai atë, atë pjesë. Kështu që duhet të vijë një koeficient plus për shkollat që kanë më tepër cilësi. Shkollat e mesme që kanë më tepër cilësi në raport me disa kritere që duhet t'i vendosë Ministria e Arsimit. E para ishte kjo.

E dyta që është një problem tjetër shumë i madh që po e po e hasim dhe ne, ë te Ligji i Arsimit të Lartë nuk është shkruajtur që do të japim provime me gojë. Në përgjithësi është vënë të japim provime me shkrim. Ajo ka krijuar një problem, në intervistime, ata nuk dinë të flasin.

Me një fjalë, kur futen ashtu ata duhen intervistuar. Për shembull shumë mirë e bën fakulteti ose universiteti i arteve që i interviston, i pyet me një fjalë. Mua më ka takuar një herë një rast kur isha pedagog në Durrës. Erdhi një pedagoge, jo për këtë, erdhi një pedagoge, ajo nuk për fat të keq nuk fliste mirë, ishte kështu, me kaq.

Erdhi doktor shkencash, me të gjitha. E futëm aty, i thamë ne, në rregull, deshte të futej të jepte mësim. Edhe erdhi puna unë nuk e lashë. Nuk e lashë të futej i thashë faleminderit. Më vonë erdhi tha, hë do futem, i thashë unë nuk do futesh. Vajti u ankua te rektori edhe më tha ai, ore pse s'e fute, ajo i ka të gjitha. I them, po nuk di të flasë, është grada akademike. Nuk flet dot. Nuk, si do, do, do ta turpërojmë para studentëve?

Kështu që, pjesa e të folurit mirë... Nuk flet dot? Nuk ka artikulim apo? Ishte, ishte gagace, me me... A, ok. Mund të ketë dhe probleme, po e kupton? Pra jo, do futesh pedagog është tjetër gjë e të punosh është tjetër gjë. Edhe e fundit ishte kjo që, edhe në shkollat e mesme, provimet e maturës duhet bërë dhe me gojë, jo vetëm me shkrim. Sepse aty, po u bën vetëm me shkrim do lindë ideja e kopjimit, siç është bërë masive tani. Edhe për ta, për ta shmangur atë, ka dy mënyra.

O duhet bërë me kuice, që edhe ato mund të kopjohen, por duhet marrë me komision. Edhe me një fjalë, jo për ta sharë dhe për ta lavdëruar diktaturën, po ka një, ka një moment për provimet përfundimtare, është mirë të merren me gojë në provim. Aty e shoh aftësinë, aty e provon... Si artikulojnë... Si e kanë kuptuar atë gjë.

Pra, në këto dy aspekte, unë me një fjalë supozoj ose sugjeroj që Ministria e Arsimit duhet t'i ketë këto gjëra që t'i korrigjojë, sepse ndryshe do ketë, do ketë një futje masive në universitete, në rregull le të futen, por nuk do ketë sasi, por jo cilësi.

Sepse tek ne nuk e kemi, për shembull në gjimnaze dikur dilte njëri me medalje të artë. Por ai që dilte me medalje të artë nuk ka asnjë lloj, asnjë lloj ashtu favorizimi kur kur shkon në punë. Medalje të artë thotë, ik dil aty e çon kudo. Ai që është i mirë duhet ta mbajmë. Bota nxjerr patjetër njerëz që i shikojnë kush, siç janë te futbolli ose te basketbolli, kush është lojtari i mirë, kush është tak e kapin ata. Kështu duhet t'i kapim dhe ne studentët e mirë. Ne nuk duhet t'i lëshojmë. E kupton? Dhe t'ia japim atë prioritetin që kërkojnë. Pra janë shumë probleme të cilat duhen zgjidhur jo në universitet, duhen zgjidhur në shkollë të mesme dhe edhe nëntëvjeçare bile. Edhe kjo është një problem shumë i madh”, u shpreh pedagogu Piro Prifti.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR"