Revista franceze shkruan artikull për Shqipërinë/ Rama: Gjatë 5 viteve, rritje prej 80% të vizitorëve të huaj

Shqipëria dhe larmishmëria e ofertës turistike ka pushtuar sërish faqet e para të medias ndërkombëtare!

Revista e njohur franceze “GEO Magazine” në numrin e muajit shkurt I ka kushtuar një artikull të plotë vendit tonë nën titullin “Shqipëria, Perla e Re e Mesdheut”, ku promovon destinacionet kryesore turistike në vend.

“GEO ju çon në një vend të vogël të Ballkanit, që deri dje ishte ende i paarritshëm, me shumë bukuri: Shqipërinë”, shkruan revista në lajmërimin e numrit të ri në rrjetet sociale.

Shqipëria përshkruhet si një destinacion i larmishëm, me plazhe, male, natyrë magjepsëse, me një trashëgimi të pasur kulturore e historike, mbushur me ndikime greke, romake, bizantine, veneciane dhe osmane.

Po ashtu, në artikull përmenden kujtimet e Kanunit, një kod misterioz mesjetar nderi, si dhe ekstravaganca arkitekturore e Tiranës.

Ndërsa ndau artikullin, kryeministri Edi Rama, thekson zhvillmin e sektorit të turizmit në vendin tonë.

Kreu i qeverisë theksoi se e gjithë kjo ofertë turistike ka bërë që në pesë vjet, Shqipëria të ketë një rritje prej 80% të numrit të vizitorëve të huaj.

Shqipëria u vizitua nga mbi 12 milionë turistë të huaj gjatë vitit 2025, duke shënuar një rritje krahasuar me vitin 2024 dhe një rekord të ri për sektorin e turizmit, sipas të dhënave zyrtare.