EMRAT/ Gara për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Komisioni i Ekonomisë teston 9 kandidatët e parë

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat dëgjoi 9 kandidatët e parë nga 19 që kanë shprehur interes për tre vendet vakante në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Pas dëgjuan eksperiencat dhe vizionin pse kërkonin postin, ligjvënësit testuan kandidatët me pyetje të thelluara mbi mënyrën e vendimmarrjes nëse do të bëheshin pjesë e Këshillit Mbikëqyrës.

Në garë janë  emra të njohur si ish-zëvendësministrja e Financave Erjona Bejleri,  eksperti I ekononomisë Selami Xhepa, por edhe të tjerë me profil më të ulët public, si Frosela Filo, Fatmira Kola, Adela Karapici, Matilda Shehu, Arben Zibri, Eni Xheko dhe Emis Çerava.

Komisioni Ekonomise pritet te dëgjojë në ditët në vijim edhe  10 kandidatët e tjere.

Ndërkohë Luljeta Minxhozi, Violeta Staka dhe Artan Hoxha, mandati I të cilëve ka përfunduar, të ruajnë vendet në  Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë duke kërkuar rikonfirmim.

Ligji per ‘ Bankën e Shqipërisë’ percakton se anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen nga Kuvendi i Republikës, ku pesë propozohen nga Kuvendi, tre nga Këshilli i Ministrave dhe një nga vetë Këshilli Mbikëqyrës.