VIDEO/ QKB: 5356 regjistrime të reja deklaruan pronarin përfitues në 2025-ën
Në vitin 2025 regjistri i pronarëve përfitues ka shënoi një rritje të dukshme të ndërgjegjësimit dhe respektimit të ligjit nga bizneset.
Gjatë këtij viti, 5 356 subjekte kanë deklaruar pronarët përfitues, duke shënuar një rritje prej 27% krahasuar me vitin 2024 dhe 16% më shumë në krahasim me vitin 2023.
Deklarimi i saktë i pronarëve përfitues është një detyrim ligjor për të gjitha subjektet që janë të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe është një hap i domosdoshëm për të siguruar një mjedis të pastër dhe të qëndrueshëm biznesi.
Rritja e numrit të deklarimeve tregon se subjektet janë bërë më të përgjegjshme dhe po e kuptojnë rëndësinë e transparencës në aktivitete të biznesit, jo vetëm për përmbushjen e detyrimeve ligjore, por edhe për forcimin e besimit të publikut dhe partnerëve të tyre.
“Për t’u përputhur me kërkesat ligjore, çdo subjekt duhet të sigurohet që të deklarojë saktë pronarët përfitues, ndihmon në rritjen e besueshmërisë së tij dhe shmang mundësitë për penalizime”, bën të ditur QKB.
Për këtë qëllim, QKB ofron mundësi për të përditësuar informacionet online, një proces i thjeshtë dhe i shpejtë që mund të kryhet përmes platformës zyrtare të QKB-së.

