Mbretëria e Bashkuar investon te industritë krijuese në Shqipëri dhe Kosovë

Mbretëria e Bashkuar po mbështet vendet e Ballkanit Perëndimor për të zhvilluar industritë krijuese si sektorë strategjikë për ekonomitë e tyre.

Shqipëria dhe Kosova, me mbështetjen e Këshillit Britanik, po ndihmojnë të rinjtë me ofrimin e praktikave profesionale në fushën e arteve pamore dhe kuratorisë.

Znj. Majlinda Mazelliu- Drejtore e British Council në Shqipëri dhe Kosovë

“Ky program mbështet industritë krijuese si sektorë strategjikë ekonomikë me potencial transformues, me një fokus të veçantë aftësimin dhe fuqizimin e të rinjve. E mbështetur prej kohësh nga Mbretëria e Bashkuar, ekonomia krijuese e Kosovës dhe Ballkanit Përëndimor ka zënë vend qëndror në diskutimet e procesit të Berlinit. Në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor, ky sektor mbart një potencial të jashtëzakonshëm, talente të reja, trashëgimi kulturore dhe ide novative që meritojnë mbështetje dhe hapsirë për t’u zhvilluar”

Programi i Mbretërisë së Bashkuar, në mbështetjë të ekonomive kreative në Ballkan, adreson një boshllëk kyç në rajon, mungesën e rrugëve të strukturuara, nga arsimi drejt praktikës profesionale

Znj. Besa Zogaj (Gashi)- Instituti për Ekonomi të Tregut të Lirë, Kosovë

“Ky program është dizanjuar për të ndihmuar artistët nga Kosova dhe Shqipëria, në mënyrë që të kuptojnë si funksionojnë galeritë komerciale dhe tregu i artit ndërkombëtar në përgjithësi.  Me zhvillimin e industrive krijuese mund të përftojnë ekonomitë e dy vendeve tona, ashtu siç ndodh prej kohësh në ekonomitë e vendeve të zhvilluara, ku referuar raporteve, në vitin 2023, të ardhurat nga tregu i artit në botë llogariten në 75 miliardë euro.”

Pjesëmarrësit në praktikën profesionale, të industrsë krijuese, e cilësuan një mundësi të mirë për të shkëmbyer informacion dhe përvojë

Referuar statistikave, industria kirjuese në Mbretërinë e Bashkuar kontribuon me 2.4 milionë vende pune dhe 124 miliard paund të ardhura në Prodhimin e Brendshëm Bruto (GDP).