Shkolla dhe jeta, pedagogu Balla: Këshillimi i Karrierës, në gjimnaze po dështon të orientojnë nxënësit
Zgjedhja e degës universitare apo shkollës profesionale përfaqëson një nga udhëkryqet më të rëndësishme në jetën e maturantëve, një vendim që shpesh merret me nxitim, nën presion ose pa një orientim të qartë, duke çuar në një mospërputhje dramatike mes aftësive të tyre dhe nevojave reale të tregut të punës.
Në një diskutim me ekspertë të arsimit dhe punësimit në studion e emisionit “Epiqendër” në “Ora News” të moderuar nga gazetarja Sonila Musai u evidentuan jo vetëm sfidat, por edhe gabimet kryesore që bëjnë të rinjtë në këtë fazë vendimtare.
Një nga arsyet themelore për këtë situatë është mungesa e këshillimit të karrierës në sistemin parauniversitar.
Pedagogu Edison Balla thekson se ky këshillim, kur ofrohet në nivel universitar, është tashmë i vonuar.
Sipas tij, në gjimnaze mungon një strukturë e mirëfilltë që t'i ndihmojë nxënësit të identifikojnë prirjet dhe aftësitë e tyre reale.
“E rëndësishme shumë është pra plotësimi i formularit tani për maturantët është shumë i rëndësishëm, sepse është ai që vendos pra atë gurthemelin se çfarë do të bëjnë ata nesër në jetë dhe në punë.
Po çfarë duhet theksuar siç tha edhe, siç tha dhe Arbëri, është fakti që unë mendoj që në gjimnaze, pra në shkollat e mesme, duhet të funksionojë realisht këshillimi i karrierës.
Pra që aktualisht nuk është se ka një strukturë të posaçme nëpër gjimnaze për sa i përket këshillimit të karrierës që ia lë të larta, pra universitetet e kanë këshillimin e karrierës, por që është vonë që këshillimi i karrierës të bëhet në universitet. Pra duhet të nisë që në gjimnaze.
Edhe po është vonë të bëhet vetëm në universitet sepse nëse ti ke bërë zgjedhjen e gabuar, nuk ke studiuar tregun e punës, nuk di prirjet, pra ç'është më e rëndësishmja, prirjet, aftësitë, kapacitetet personale të maturantit, pra është, është vonë ta këshillosh studentin pastaj në vitin e dytë apo të tretë se çfarë do bëjë nesër ai.
Pra gurthemeli, pikënisja, shumë e rëndësishme, është formulari A1 edhe është zgjedhja e degëve të shkollës së lartë pastaj, të A2-shit. Po e rëndësishme është pra të nisë mirë që këtu.
Dhe kjo nis mirë nëse ndërtohet kjo struktura e këshillimit të karrierës, ku ose stafi pedagogjik vetë, pra mësuesit mund ta bëjnë, ose mund ta bëjë një, një strukturë tjetër, ekspertë të jashtëm, ç'është e si ka. Po duhet gjetur zgjidhja pikërisht këtu. Pra, nëse mësuesi e sheh në përditshmëri, siç u theksua, e sheh në përditshmëri që ai nxënësi, ku di unë, është i aftë për letërsi, apo ai është i aftë si për në lëndët shkencore si mjek, apo mund të jetë i aftë, i aftë në lëndët profesionale, kryesisht për shembull, mund të jetë elektricist i mirë, mund të jetë hidraulik i mirë, që mund të dijë ta bëjë mirë flas.
Mund të jetë mirëmbajtës i mirë i rrjetit elektrik e të tjera e të tjera. Pra këto janë, kjo nis që tek gjimnazi. Po, po shkuam pa këtë te universiteti, ke dështuar ta këshillosh dhe ta qasësh në rrugën e duhur maturantin. Pra kjo është e para. Kjo është filli, është pra, të ketë një këshillim të mirë karriere.
Pastaj, kur vjen, kur e kalon këtë hap, pyetja që duhet t'i bëjë studenti, maturanti vetes është, çfarë jam i prirur të bëj? Çfarë jam i aftë të bëj? Çfarë di të bëj o vëlla? Pra di, di të jem, t'i jap spiker lajmesh, di të jem mbrojtës, avokat, jurist i mirë, apo di të, di të jem hidraulik i mirë.
Sepse për shembull Shqipëria aktualisht, se i kemi prekur pak a shumë sektorët kryesorë. Shqipëria vuan për hidraulik nëpër institucione, jo vetëm, nuk flas vetëm në publik, por edhe në kompanitë private dhe vuan për elektricistë, për shembull. Edhe ne nuk mund t'i orientojmë të gjithë, t'u themi, bëhuni me shkollë të lartë, se mentaliteti jonë ky ka qenë gjithë këto vite. Mirë është të kesh një shkollë të lartë. Mirë është të kesh një diplomë shkolle të lartë. Pse duhet ta ketë kot? Pse është mirë të shpenzojë tre vite apo pesë vite të jetës kur ai nuk është i aftë për atë gjë? Është shumë e thjeshtë.
Po shumë e vërtetë është kjo. Mund të... Për çështje... Po një gjë profesor. Pastaj ç'është më e rëndësishmja, tjetra është që në lëndët profesionale dhe në studimet profesionale, në shkollat profesionale, ai mund të marrë punësim të garantuar njëherë, se këtu ka shumë juristë, ka shumë edhe profesione të tjera, që është shumë e vështirë të punësohen. Kurse në studimet profesionale, në degët profesionale, punësimi është i sigurt.
Dhe pastaj ç'është më e rëndësishmja që edhe mund ta kthehet në mënyrë biznesi. Ai mund të hapë nesër firmën e vet, mund të hapë nesër pikën e vet të shitjeve të materialeve hidraulike, të materialeve elektrike, kompaninë e vet për mirëmbajtjen e sistemeve e me radhë, pra. Kjo është më e rëndësishmja, duhen, duhen bërë këto pyetje. Pastaj është e rëndësishme për diskutim tregu i punës. Duhen studiuar nevojat e tregut të punës. Prindi nuk e bën dot se prindi nuk e ka, jo çdo prind e ka kapacitetin për të studiuar tregun e punës.
Prandaj duhet bërë këshillimi i karrierës, se ku ka më shumë nevoja. Kjo është më e rëndësishmja pra, për të parë qasjen e tregut të punës edhe se çfarë kërkon sot Shqipëria për shembull. Duhet parë qasja e rëndësishme”, u shpreh ndër të tjera pedagogu Balla.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "EPIQENDËR"


