RRITJE MES SFIDAVE! OKB: Turizmi dhe ndërtimi do të udhëheqin rritjen ekonomike

Raporti i OKB-së për perspektiven ekonomike vlerëson se ekonomia shqiptare do të rritet rreth 3.5% në vitin 2026 dhe 3.2% në 2027, e nxitur nga ndërtimi dhe turizmi, duke u pozicionuar mbi mesataren e rajonit. Raporti evidenton gjithashtu përmirësim të tregut të punës, me rritje të punësimit dhe pagave reale, por thekson nivelin ende të ulët të pjesëmarrjes në forcën e punës

Kantiere ndërtimi në zgjerim dhe turizëm rekord po e shtyjnë Shqipërinë më shpejt srejt rritjes ekonomi. Ky është konkluzioni siaps raportit per perspektiven ekonomike nga Organizarta e Kombeve te Bashkuara

Sinkron Ekonomitë e orientuara drejt shërbimeve të Shqipërisë dhe Malit të Zi përfituan nga një sezon i fortë turistik, me mbërritjet e turistëve që arritën nivelin më të lartë historik në gusht 2025. Sektori i ndërtimit gjithashtu kontribuoi ndjeshëm në rritjen ekonomike në Shqipëri

Raporti ‘World Economic Situation and Prospects 2026’, i publikuar nga Departamenti për Çështjet Ekonomike dhe Sociale i Kombeve të Bashkuara parashikon se ekonomia shqiptare ne vitin 2026 te rritet rreth nivelit 3.4 % dhe te ece me po te njejtat nivele edhe ne vitin 2027,  duke e vendosur Shqipërinë mbi mesataren e vendeve fqinje

Në të njëjtën kohë, raporti vëren një përmirësim të dukshëm të tregut të punës në gjithë rajonin, me rritje të punësimit dhe të pagave reale. Megjithatë, Shqipëria, ashtu si vendet e tjera të rajonit, përballet me një nivel relativisht të ulët të pjesëmarrjes në forcën e punës

"Papunësia e rritur e të rinjve vazhdon të jetë një sfidë e përhapur në të gjithë rajonin. Pavarësisht progresit të kohëve të fundit, rajoni ende ka një shkallë relativisht të ulët të pjesëmarrjes në fuqinë punëtore, veçanërisht midis grave", thekson raporti.

Raporti sugjeron se rritja reale dhe  për t’u bërë e qëndrueshme dhe afatgjatë, ajo duhet të shoqërohet me përmirësimi te klimës së biznesit, rritja e produktivitetit dhe adresimi i sfidave demografike

Për këtë të fundit edhe Banka e Shqipërisë ka cilësuar si kërcënim për ekonominë pas së cilës kërkohen reforma të guximshme dhe vullnet politik.