Makina del nga rruga në segmentin Pukë-Qelëz dhe përfundon në greminë, plagoset shoferi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2026, 20:19
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në segmentin rrugor Pukë-Qelëz, në afërsi të kthesës së Qerretit të Vogël.
Bëhet me dije, se një mjet tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një greminë.
Si pasojë, drejtuesi i mjetit, Bardhok Pushtrija, është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës.
