FOTO/ Ndodhi në Vlorë: Kamionçina thyen barrierat dhe “fluturon” në plazh, një i plagosur rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2026, 11:43
Një aksident është shënuar në zonën e Kalasë në Vlorë paraditen e kësaj të hëne.
Një kamionçinë ka goditur barrierat mbrojtëse dhe ka përfunduar disa metra më poshtë, në pjesën e plazhit.
Sipas policisë, shkaku dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë.
Një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

