Kategoria e Parë/ Pogradeci nuk fal, Laçi bën detyrën (RENDITJA)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2026, 16:16
Katër ndeshjet e javës së 20-të në Kategorinë e Parë prodhuan surpriza në rezultate dhe gola të shumtë të shënuar.
Pogradeci bëri detyrën në shtëpi, duke mposhtur 3-1 Korabin, për të vazhduar luftën për vendin e dytë në renditje, i cili mbahet nga Laçi me 3 pikë më shumë.
Kurbinasit fituan minimalisht ndaj Luftëtarit në shtëpi, në një ndeshje shumë të luftuar.
Iliria u rikthye te fitorja, pasi mposhti 2-0 skuadrën e Apolonisë, duke zhytur në krizë skuadrën fierake, që tashmë është futur në vallen e mbijetesës së bashku me Luftëtarin dhe Kukësin.
Verilindorët bënë surprizën e madhe duke fituar minimalisht ndaj Besës në shtëpi. Pavarësisht fitores, Kukësi mbetet në vendin e fundit, por fiton pikë të rëndësishme, për të besuar te mbijetesa.


