RONALDO MË PRANË OBJEKTIVIT! Portugezit i duhen edhe 39 realizime për të shkuar në kuotën e 1 mijë golave

Cristiano Ronaldo afrohet gjithnjë e më shumë me objektivin, golin e 1 mijë në karrierë. Portugezi realizoi sërish në kampionatin arab duke kontribuar në fitoren e Al Nasr dhe tashmë i duhen edhe 39 realizime për të vendosur rekordin historik

Cristiano Ronaldo vijon të shënojë në kampionat saudit të futbollit. në ndeshjen e javës së 19-të, ylli portugez gjeti sërish rrugën e rrjetës këtë herë ndaj Al-Kholood.

Pesë herë fituesi i topit të artë dha kontributin e tij në fitoren 3 me 0 të Al Nasr në transfertë. Goli erdhi në nisje të pjesës së dytë, pas një pasimi nga Felix, Ronaldo realizoi dhe i dha avantazhin skuadrës së tij.

Ky ishte goli i 17-të sezonal për 40-vjeçarin, i cili kryeson listën e golashënuesve të kampionatit. Sakaq, ky ishte goli i 961-të i karrierës për Ronaldon dhe është vetëm 39 gola larg shifrës historike prej 1,000 golash. Pesë herë fituesi i topit ka vendosur si objektiv se nuk planifikon të tërhiqet nga futbolli përpara se të arrijë shifrën historike. Në 7 ndeshjet e vitit 2026, Ronaldo ka shënuar 3 gola dhe një asisit duke konfirmuar formën e mirë që po kalon.

Ndërkaq, pas kësaj fitorje, Al Nassr u ngjit në vendin e dytë në renditje, vetëm 3 pikë larg kryesuesve të Al Hilal, duke mbetur plotësisht në garë për titullin kampion.