VIDEO/ Rashica i bën guidë Asllanit! Futbollisti kosovar e prezanton mesfushorin shqiptar “si vëlla”
Kristjan Asllani ka nisur përgatitjet me Beshiktashin. Pas nënshkrimit të kontratës, mesfushori shqiptar ka bërë seancën e parë stërvitore me klubin turk. Për prezantimin e Asllanit me skuadrën u kujdes Milot Rashica i cili e konsideron shqiptarin, vëlla.
Pasi kaloi testet mjekësore dhe nënshkroi kontratën, Kristjan Asllani nuk ka humbur kohë, duke iu bashkuar menjëherë ekipit të Beshiktash.
Mesfushori ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me klubin turk. Angazhimi nuk ka qenë i madh për shqiptar, pasi prej ditësh, ai ka qenë larg fushës së blertë.
Në videon e publikuar nga vetë klubi i Beshiktash, Asllani takon për herë të parë shokët e rinj të skuadrës. Milot Rashica ishte ai që u kujdes për prezantimin e mesfushorit të kombëtares. Futbollisti kosova bëri përkthesin, ndërsa përpara trajnerit e prezantoi Asllanin si vëlla
Më pas sigurisht edhe një foto e dy futbollistëve shqiptarë, të cilët do të ndihmojnë njëri tjetrin me topa dhe asiste.
23-vjeçari nis një kapitull të ri në karrierën e tij profesionale në kampionatin turk. Ai pritet të sjellë kreativitet në mesfushën e Beshiktashit dhe të ndihmojë ekipin në sfidat e mbetura të sezonit.
Klubi turk e ka huazuar shqiptarin deri në fund të sezonit, por ka një opsion për blerjen e kartonit të tij. E ardhmja e mesfushorit në stamboll do të varet nga forma e tij gjatë 6 muajve të ardhshëm.
Pas hapësirave të pakta tek Inter dhe aventurës zhgënjyese te Torino, Kristjan Asllani shpreson të luajë me vazhdimësi me skuadrën turke për tu kthyer sërish në formë dhe për tentuar një tjetë klub të madh në EUropë.
Për shqiptarin interesohej edhe Zhirona, Paris FC, Sasuolo, Parma apo edhe Kaljarin. dëshira e Asllanit ishte të qëndronte në itali, por mesa duket asnjë propozim nuk ka qenë bindës duke u detyruar të shkojë në kampionatin turk

