Kristjan Asllani "vesh" zyrtarisht uniformën e Beşiktaş/ Ekipi bardhezi mirëpret mesfushorin shqiptar

Beşiktaş ka zyrtarizuar marrëveshje mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani.

Klubi turk ka arritur marrëveshje me Interin për transferimin e përkohshëm të futbollistit deri në fund të sezonit 2025–2026.

Sipas njoftimit zyrtar të ekipit, marrëveshja përfshin edhe një opsion blerjeje në favor të Beşiktaş, i cili mund të aktivizohet në përfundim të huazimit.

Në njoftimin e bërë publik, klubi i uron suksese Asllanit me fanellën bardhezi, duke e cilësuar atë si pjesë të “uniformës së lavdishme” të Beşiktaş.

Kristjan Asllani pritet t’i bashkohet menjëherë skuadrës dhe të nisë aventurën e re në kampionatin turk, pas eksperiencës së tij me Interin në Serie A.