Shqipëria me 4 përfaqësues në Lojërat Olimpike Dimërore/ Begaj në Ceremoninë e Dorëzimit të Flamujve: Po garoni me më të mirët
4 skiatorët do të përfaqësojë vendin në lojërat Olimpike Dimërore, mbahet Ceremonia e Dorëzimit të Flamurit! Begaj: Po garoni me më të mirët
Pasditen e sotme është mbajtur Ceremonia e Dorëzimit të Flamurit nga Presidenti Bajram Begaj për ekipin shqiptar që do të garojë në Lojërat Olimpike Dimërore që nisin në 6 shkurt në Cortina të Italisë.
Shqipëria do të përfaqësohet me 4 skiator në lojërat olimpike, të cilët janë Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.
Fjala e Begaj:
“Jemi mësuar që të bëjmë shumë tifozllëk dhe nderime për futbollin. Në fakt është një sport më masiv, e meriton, sepse Kombëtarja jonë na ka përfaqësuar denjësisht, por kemi harruar atë që është thelbësore. Janë disa sporte të tjera që kanë më pak mbështetje, por kanë më shumë përkushtim dhe dashuri. Këto sporte, si sporti i skive, i mundjes, apo i peshëngritjes, të cilat janë sporte që duhet të na bëjnë krenar njësoj si futbolli. Kështu që unë mendoj se duhet ta fillojmë me një duartrokitje të fortë për ekipin tonë që do të na përfaqësojë në Olimpiadë. Sot ne jemi mbledhur sëbashku për të përcjellë delegacionin tonë sportiv në lojërat olimpike dimërore, por sot gjithashtu dëshmojmë se ajo që kemi arritur është një ndryshim rrënjësor, një transformim i madh në rrugëtimin tonë kombëtar për përfaqësimin e Shqipërisë ndërkombëtarisht, jo vetëm në diplomaci, por edhe në sport. Dorëzimi i Flamurit sot, nuk është thjesht një akt ceremonial, por një akt solemniteti, force, nderimi e besimi. Në lojërat olimpike të Milanos dhe Kortinës, ju do të përfaqësoni Shqipërinë, vendin tuaj. Do të mbani ambicien e Shqipërisë që po garon me më të mirët, aty ku deri dje ishim thjeshtë vizitor”
