Vora ndalet nga Flamurtari
Dueli mes Vorës dhe Flamurtarit nuk prodhoi fitues, me dy skuadrat që u ndalën në barazimin pa gola 0-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Superiores.
Takimi u zhvillua me ritëm të mirë dhe me raste nga të dyja ekipet. Vora u shfaq më kërkuese gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, duke krijuar disa mundësi shënimi.
Flamurtari u mbrojt me kujdes dhe tentoi të godiste në kundërsulm. Të dyja skuadrat patën pretendime për penallti, por arbitri Jorgji, i mbështetur edhe nga VAR-i, vendosi të vazhdojë lojën.
Portieri Aleksovski mbajti në lojë Flamurtarin pasi u tregua i vëmendshëm në momentet kyçe. Në fund, ekipet u detyruan të ndanin nga një pikë.
Me këtë rezultat, Flamurtari mbetet në vendin e tetë me 19 pikë, ndërsa Vora renditet e shtata me 25 pikë.
