GJKKO seancë për Metën dhe Kryemadhin, SPAK do të lexojë kërkesën 200 faqe

Këtë të enjte në GJKKO do të zhvillohet seanca ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe bashkëpunëtorëve të tyre, të akuzuar për pastrim parash, korrupsion dhe fshehje të pasurisë.

Prokuroria do të vijojë të lexojë kërkesën e përgatitur prej gati 200 faqesh, ku kërkon kalimin e dosjes për gjykim. Mbrojtja ka kërkuar që e gjithë kërkesa të lexohet faqe për faqe.

SPAK përfaqësohet në gjykatë nga Sotir Kllapi dhe Arben Kraja, ndërsa gjyqtare është Irena Gjoka.