"Shtëpinë e Re të Fëmijëve"/ Rama ndan projektet: Kushte më të mira për fëmijët jetimë
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Konkursin Ndërkombëtar për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve dhe Kompleksin e Inspektorateve Shtetërore”. Para jurisë ndërkombëtare do të prezantohen projekt-idetë për Shtëpinë e Re të Fëmijëve dhe për Kompleksin e ri të Inspektorateve Shtetërore.
"Do të kemi më në fund pas vitesh një stadium të ri të përmasave europiane, një tjetër vepër të denjë për historine e re që po shkruajmë së bashku me arkitektët, Bibliotekën e re Kombëtare, mjedis I shumë nevojshëm dhe një vepër e spikatur në historinë e vendit tonë dhe arkitekturës bashkëkohore. Do të kemi edhe një komplekt të ri zyrash për administratësh, për një numër të konsiderueshëm institucionesh, do të kemi Pallatin e Ri të Sportit.
Sot i hapim rrugë dy drejtimeve të reja për të ardhmen, duke krijuar kushte tërësisht të reja për fëmijët që janë në duart e solidaritetit të shoqërisë, jetimët, dhe njëkohësisht edhe për korpusine ri të Inspektoriateve. Shqipëria pikë referimi në botën arkitekturore, jemi edhe një universitet i hapur që i jep mundësi të gjithë arkitektëve të rinj që përmes bahskëpunimit me mjeshtrat dhe studio e mëdha të marrin dije e të përfitojnë eksperienca që nuk ka asnjë praktikë pune që ta jep.", tha Rama.
