Dedaj: Mediat sot si në kohën e diktaturës, me censurë dhe auto-censurë, për shkak të modelit ekonomik që ato aplikojnë
Gazetari Reldar Dedaj shprehet se liria e shprehjes është e sanksionuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe ndryshimet e fundit në Kodin Penal të bëra në mënyrë të njëanshme që parashikojnë dekriminalizimin e pretenduar të shpifjes nga mazhoranca socialiste, nuk është i përcaktuar qartë se kush është gazetar.
I ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News” të moderuar nga Beti Njuma, Dedaj theksoi se sot kemi censurë dhe vetë-censurë të mediave për shkak të modelit ekonomik që ato kanë zgjedhur.
“Është e vërtetë që BE-ja e ka kërkuar që të shmanget kjo gjë, por Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e ka të përcaktuar lirinë e shprehjes.
Por problem është përcaktimi i statusit të gazetarit, çfarë është ky status i gazetarit dhe kush e përcakton.
Sepse në SHBA për herë të parë pamë që në Shtëpinë e Bardhë ishin thirrur dhe freelencerat me argumentin se ata kanë audiencë të madhe dhe krijojnë opinion publik dhe si të tillë nuk mund t’i shmangësh dot.
Por ajo që dua të theksoj se ka njerëz që i mëshojnë gazetarit dhe pavarësisë. Dhe këtu futemi tek pjesë më e rrezikshme e medieve sot, që është modeli ekonomik mbi të cilën ato janë ngritur. Pasi modeli i medias sot është se ato janë të varura nga PPP-të dhe koncesionet që jep qeveria.
Dhe këtu mediat i kanë rënë shkurt dhe qeveria e kontrollon lehtësisht gazetarin, ndaj ka censurë apo edhe më keq auto-censurë të gazetarëve sot.
Ndaj sot media është e ngjashme me atë të të kohës së diktatorit Enver Hoxha, kemi censurë dhe vetë-censurë pikërisht për shkak të modelit ekonomik që ajo ka zgjedhur”, u shpreh ndër të tjera gazetari Reldar Dedaj.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”

