"Made in Albania"/ Ministrja Ibrahimaj: 2026-a sjell politikë të re industriale, do të nxisim prodhimtarinë vendase

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur në konferencë "Eksport On", se gjatë këtij viti do të miratohet ligji për “Made in Albania”, i cili synon ndërtimin dhe promovimin e një marke kombëtare për produktet shqiptare.

Ky ligj do të shërbejë për rritjen e besueshmërisë së produkteve vendase në tregjet ndërkombëtare, mbrojtjen e origjinës dhe krijimin e standardeve në përputhje me Bashkimin Europian,

Gjë që do i ndihmojë bizneset shqiptare të jenë më konkurruese dhe më të pranishme në eksport.