Dekriminalizimi i shpifjes/ Hasimja: Qeveria e ka 'lëshuar dorën', nuk e kanë me merak nëse protestojnë ndaj këtij projektligji
Politologu Ermal Hasimja, i ftuar në emisionin “Ora e Betit”, ka komentuar lidhur me nismat e qeverisë në lidhje me dekriminalizimin e shpifjes, duke i përshkruar ato si të rrezikshme për lirinë e shprehjes.
Sipas Hasimes, ideja që qeveria të përcaktojë se kush është gazetar është absurde dhe përbën një precedent të rrezikshëm për shoqërinë.
Ai theksoi se nëse hiqen garanci ligjore për gazetarët, atëherë ato do të duhet të hiqen për të gjithë shoqërinë.
Politologu tha se tentativa të tilla kanë ekzistuar edhe më parë, por sot klima politike tregon një qeveri që “po i merr këmbët përpara”, duke humbur ndjeshmërinë ndaj protestave.
Fjala e Ermal Hasimes:
“Që në momentin që e cakton qeveria se kush është gazetar, është absurde.
Në momentin që e heq atë gjë për gazetarët, do duhet ta heqësh për të gjithë shoqërinë.
Patjetër që gazetari duhet ta ketë atë gjë.
Ka pasur tentativa më përpara për këtë gjë.
Janë në një lloj klime ku qeveria po rrëshket pak a shumë.
Po e marrin këmbët përpara.
Sepse është kjo, është ajo çështja e mandateve.
....
E kanë lëshuar pak dorën, e shoh që nuk e kanë më atë merakun, që do mërzitet dikush, nëse protestojnë.”
PËR MË SHUMË NDIQNI:
