Shqipëria drejt BE/ Gazetari shpjegon dallimin midis anëtarësimit kulturor dhe teknik: Jemi duke shkelur afatet..
Nw studion e OraNews ka qenë gazetari Isa Myzyraj, i cili ka folur lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe synimit që kemi drejt Bashkimit Europian.
Isa shpjegoi dallimin e procesit të anëtarësimit kulturor dhe atij teknik. Pra, gazetari shpjegoi se njw anëtarësim kulturor është i ngadaltë dhe nga ana tjetër teknik kërkon vetëm anëtarësim nëpërmjet miratimin të projektligjeve.
“Bashkimi Europian nuk të detyron për as edhe një gjë. Pyetja që shtrojmë është, ne duam një anëtarësim në BE kulturor, të ngadaltë dhe të mirë apo duam një anëtarësim mekanik në letra.
Nëse duam një anëtarësim mekanik në letra, hajde anëtarësohemi që nesër. Kalojmë 20 projekt ligje për një orë ose 200 projekt ligje për dy orë por jemi anëtarësuar në legjislacion.
Kushtetutat e Republikës së Shqipërisë e përcakton qartë se si kalon një projekt ligj.
Fatkeqësisht janë duke iu shkelur afatet.
Projektligjet kanë vetëm dy mënyra që të kalojnë në seancë parlamentare me procedurë parlamentare, sipas rregullores së parlamentit.
Një është procedura e rregullt dhe dy është procedura e përshpejtuar."-tha Myzyraj.
