FOTO/ Bordi i Paqes në "X": Mirëpresim Shqipërinë si anëtare themeluese
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2026, 09:37
Bordi i Paqes ka publikuar në llogarinë e vet në platformën "X" pranimin e Shqipërisë si një anëtare themeluese e organizatës.
“Bordi i Paqes e mirëpret Shqipërinë si një anëtare themeluese të organizatës sonë ndërkombëtare në rritje”,-shkruhet në postim.
Pak ditë më parë, Presidenti amerikan Donald Trump i bëri një ftesë kryeministrit Edi Rama, për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë nismë të re të politikës ndërkombëtare.
Trump ka krijuar Bordin e Paqes si një përpjekje shumëkombëshe për të mbikëqyrur ruajtjen e një armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit, rindërtimin e Gazës pas luftës së filluar më 7 tetor 2023 dhe rivendosjen e rendit në enklavën bregdetare.
