Me vendim të kryeparlamentarit, Kuvendi shtyn mbledhjen e Këshillit për Imunitetin

Mbledhja e Këshillit të Mandateve, e cila pritej të zhvillohej sot për të vendosur mbi kërkesën e Gjykatës së Lartë për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, është shtyrë.

Vendimi për shtyrjen është marrë me urdhër të kreut të Kuvendit, Niko Peleshi, pa u dhënë ende një datë e re për zhvillimin e seancës.