VIDEO/ Prrenjasi, në fokus të investimeve sportive. FSHF dhe Bashkia, drejt përfundimit të dy fushave të reja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2026, 15:05
Ndërtimi i dy fushave të reja sportive në Prrenjas po shkon drejt përfundimit, duke sjellë një tjetër investim konkret në zhvillimin e infrastrukturës së futbollit.
Një nga fushat ndodhet në fazën finale të shtrimit të tapetit artificial, ndërsa mini-fusha pritet të nisë së shpejti me të njëjtin proces.
Ky projekt realizohet falë bashkëpunimit mes FSHF-së dhe Bashkisë së Prrenjasit, në kuadër të strategjisë për zgjerimin dhe modernizimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin.
Fushat e reja do t’u shërbejnë të rinjve, shkollave dhe komunitetit lokal, duke krijuar kushte moderne për stërvitje dhe aktivitete sportive.
