KANE HAP BISEDIMET PËR RINOVIM/ Bavarezët kërkojnë zgjatjen e bashkëpunimit deri në vitin 2029

Bayern Munich ka nisur bisedimet me Harry Kane për zgjatjen e kontratës së tij. Sulmuesi anglez po kalon një sezon shumë të suksesshëm me kampionët e Gjermanisë. Drejtuesit e klubit thonë se Kane ndihet i qetë dhe i integruar në Mynih.

34 gola në 30 ndeshje kanë qenë të mjaftueshëm që Bayern Munich të marrë një vendim përfundimta qw Harry Kejn duhet ta udhëheqë projektin deri në vitin 2029. E gjithë kjo ndërsa ai lufton me Mbappé dhe Haaland për Këpucën e Artë Evropiane.

Aktualisht, kontrata e Kane që merr 480 mije euro në javë do të skadojë në qershor të vitit 2027. Megjithatë, sipas raportimeve nga Germania, Bayern Mynih është i përgatitur të zgjasë marrëveshjen e sulmuesit 32-vjeçar deri në vitin 2029.

Pavarësisht lajmeve që e lidhin atë me  Barcelonën, sulmuesi nuk ka ndërmend të largohet. Kane ndihet i vendosur në Gjermani dhe është plotësisht i hapur për të zgjatur qëndrimin e tij në Allianz Arena. Drejtori sportiv i klubit, Max Eberl, e konfirmoi vetë lajmin se është në bisedime per rinovimin e kontrates.

Me Kane në krye të sulmit, Bayern pësuar vetëm dy humbje: jashtë fushe ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve dhe kundër Augsburgut në kampionat.

Për më tepër, anglezi është në qendër të betejës për Këpucën e Artë Evropiane. Ai aktualisht kryeson renditjen me 21 gola të shënuar në kampionat, i barabartë me Kylian Mbappé dhe i ndjekur nga nga Erling Haaland, i cili ka shënuar 20 gola.

Anglezi synon të thyejë rekordin e ish-sulmuesit të Bayernit, Robert Levandovski, prej 41 golash në një sezon të vetëm në Bundesligë.

Kane është përshtatur në Bavari, ku më në fund arriti të ngrejë trofetë e tij të parë profesionalë pas një periudhe 19-vjeçare pa sukses në Londër. Transferimi te Bayern, anglezi e ka cilësuar si një nga vendimet më të mira të jetës se tij.