Rama publikon pamjet: Drejt përfundimit Pallati i Sportit në Dibër, ambiente dinjitoze për sportistët

Pallati i sportit “Bashkim Lala” në qytetin e Peshkopisë po rikthehet në funksion të plotë, pas investimit të bashkisë Dibër për rikonstruksionin e ambienteve të brendshme.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se punimet për rilindjen e Pallatit të Sportit në Dibër janë drejt përfundimit.

Investimi, sipas kryeministrit, krijon një ambient dinjitoz për zhvillimin e aktiviteteve sportive, ku ndër të tjera, do të zhvillohen edhe ndeshjet e ekipit të volejbollit për femra “Korabi”.

Investimi kap vlerën e 7 milionë lekëve dhe punimet pritet të përfundojnë shumë shpejt duke vendosur ambientet e pallatit të sportit, në dispozicion të ekipeve të lojërave me dorë.