ISMAJLI 1 MUAJ JASHTË FUSHE/ Mbrojtësi dëmtoi muskujt e këmbës së djathtë në sfidën ndaj Comos

Ardian Ismajli do të qëndrojë jashtë fushës së blertë për rreth një muaj. Mbrojtësi dëmtoi muskujt e këmbës së djathtë në sfidën ndaj Komos në fundjavën e shkuar.

Problemet për Kombëtaren sa vijnë dhe shtohen. Teksa kanë mbetur 2 muaj nga sfida me Poloninë, një tjetër futbollist është dëmtuar.

Bëhet fjalë për Ardian Ismajlin. Mbrojtësi  u lëndua në sfidën ndaj Komos në fundjavën e shkuar dhe u largua nga fusha që në minutën e 20-të të pjesës së parë, duke shkaktuar shqetësim të madh tek stafi teknik dhe tifozët granata.

Ismajli u rrëzua në tokë, duke tërhequr vëmendjen e stolit dhe duke prekur kofshën . Pas një kontrolli fillestar nga mjekët, ai u largua nga fusha dhe u zëvendësua nga Maripan.

Ndërkaq, klubi i Torinos ka njoftuar se shqiptari ka lënduar muskujt e këmbës së djathë. Skuadra italiane nuk e bën të ditur kohën e rikuperimit, por dëmtime të tilla, kërkojnë të paktën një muaj kohë.

Kjo është hera e katërt që Ismajli dëmtohet në këtë sezon. Mbrojtësi ka munguar disa ndeshje nga muaji gusht deri në tetor. Megjithatë, ai ka luajtur 16 ndeshjet këtë sezon me TOrinon në serinë a, duke dhënën edhe nëj asisit.

Dëmtimi i Ardian Ismajlit nuk shqetëson vetëm Torinon, por edhe Kombëtaren, ku ai konsiderohet një nga pikat kyçe të repartit mbrojtës.

Mungesa e mundshme e Ismajlit përbën një goditje serioze për stafin teknik të Kombëtares, i cili shpreson në rikuperimin e tij sa më të shpejtë, për ta pasur në dispozicion në ndeshjen e marsit ndaj Polonisë.

Edhe nëse çdo gjë shkon sipas planit, mbrojtësi nuk pritet të jetë në formën më optimale. Ai nuk mund të luajë ndeshjet nga minuta e parë dhe për këtë arsye edhe Silvinjo duhet të shohë opsione të tjera, të cilat momentalisht nuk janë të shumta.

Prapavija e kombëtares nuk është në momentin më të mirë, në përjashtim të Gjimshitit. Kumbulla nuk po merr shume minuta te majorka, ndërsa Hysaj dhe Mitaj më shumë po e shikojnë ndeshjen nga tribuna.