GARË E FORTË NË CHAMPIONS/ 12 skuadra luftojnë për një biletë për në fazën tjetër
UEFA Champions League luan këtë të mërkurë sfidat e fundit dhe vendimtare për shumë ekipe. 12 skuadra luftojnë për një biletë për në fazën tjetër, ndësa garë e fortë bëhet edhe për Plej of-in. Për prestigj luajnë vetëm Arsenal dhe Bajern që kanë siguruar kualifikimin
Ndryshimi i formatit të champions ligë ka bërë që gara për një vend në fazën tjetër të mbetet e hapur deri në ndeshjen e fundit. Këtë të mërkurë, do të luhet raundi i tetë dhe i fundit, ku do të përcaktohen fatet e shumë ekipeve.
Disa ekipe luajnë për prestigj, të tjerat për mbijetesë, ndërsa një gol më shumë ose më pak mund të ndryshojë gjithë sezonin. Arsenal dhe Bajern kanë siguruar një vend për në fazën tjetër dhe luajnë ndeshjen e fundit pa presion.
Beteja më e madhe është për një vend mes 8 ekipeve më të mira që të siguron një biletë direk për në fazën tjetër. Real madridit i duhet fitorja në transfertë ndaj Benfikës për të ruajtur vendin e tretë.
Fatin në dorën e vet e ka dhe Liverpul. Të kuqtë kanë një sfidë të lehtë ndaj Karabak dhe një triumf i siguron vendin për në fazën e 1/16.
Tottenham kërkon rezultat pozitiv ndaj Frankfurtit për të shmangur play-off, ndërsa të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe PSG ndaj Njukasëll.
Sfidë të vështirë ka Chelsi që do të ndeshet me Napolin, cdo rezultat përvec fitores do ti jepte mundësinë Barcelonës që ti merrte vendin e 8 që të kualifikon direkt, nëse katalanasit do të mposhtin Kopenhagen.
Sfidë të fortë ka edhe Inter që luan në transfertë ndaj Dortmundit. Të dyja ekipet kërkojnë fitoren për të shpresuar për një vend mes 8 ekipeve më të mira.
Garë e fortë bëhet edhe për plej ofin. 6 ekipe nuk e kanë siguar ende kalimin në këtë fazë, ndërsa 7 skuadra të tjera shpresojnë që të renditen mes 24 ekipeve më të mira. Momentalisht jashtë champions ligë është Napoli që duhet të mposhtë chelsin në shtëpi për të shpresuar për një vend në plej of.
18 ndeshjet e fundit të champions ligë do të luhen këtë të mërkurë në orën 21:00
