Dëmtim për Milinkovic-Savic, portieri i Napolit humbet ndeshjet ndaj Chelsea-t dhe Fiorentinës

Në një deklaratë të publikuar në faqen e tyre zyrtare të internetit, klubi napolitan zbuloi edhe gjendjen e  portierit Vanja Milinkovic-Savic.

Serbi "iu nënshtrua testeve instrumentale në Spitalin Pineta Grande, të cilat zbuluan një tendosje të bicepsit femoris në kofshën e tij të majtë. Portieri I Napolit tashmë ka filluar procesin e tij të rehabilitimit". 

Napoli nuk e ka konfirmuar se për sa kohë do të mungojë Milinkovic, por ky lloj dëmtimi zakonisht rezulton në një mungesë prej të paktën 7-10 ditësh.

Prandaj, portieri do të detyrohet të humbasë ndeshjen e madhe që mbyll fazën e Ligës së Kampionëve kundër Chelseat (një ndeshje vendimtare për play-off-et) dhe gjithashtu atë të planifikuar për të shtunën, 31 janar, në shtëpi kundër Fiorentinës. 

Kështu, portieri serb mund të rikthehet për ndeshjen jashtë fushe kundër Genoas të shtunën, më 7 shkurt, por nuk përjashtohet mundësia që Conte të vendosë ta pëërdorë atë me Romën. Shumë gjëra mund të varen nga Meret, duke pasur parasysh se edhe ai sapo është rikthyer nga një dëmtim.