PO NDODH: Berisha del nga zyra dhe i drejtohet në këmbë sheshit të protestës

Sali Berisha ka lënë selinë e Partisë Demokratike, nga ku i shoqëruar me mbështetës, deputetë dhe funksionarë të forcës së tij politike, është drejtuar për Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" para Kryeministrisë, për të nisur protestën kombëtare të thirrur nga ai.