PO NDODH/ SHIU NUK E FIK PROTESTËN! Gjithçka gati në shesh-betejë: 1300 policë rrethojnë Kryeministrinë, militantët mbushin PD-në

Partia Demokratike zhvillon sot protestën e dytë kombëtare në orën 17:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se protesta e sotme do të jetë një moment vendimtar për Shqipërinë, duke e cilësuar si ditën e gjykimit popullor ndaj kryeministrit Edi Rama.

Berisha ka kërkuar mobilizim të popullit opozitar, ndërsa e ka cilësuar protestën si instrumentin kryesor për ndryshim dhe si përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj asaj që opozita e konsideron një krizë të thellë të rendit demokratik në vend.

Ndër të tjera, Berisha e ka cilësuar protestën e sotme si një moment për rikthimin e shtetit ligjor, demokracisë dhe shpresës për të ardhmen.

Gjatë pasditej siç dhe pritej ka prani të shtuar të policisë në shesh dhe te godina qeveritare, teksa ka ndërprerje të trafikut në disa rrugë kryesore të Tiranës. Sipas raportimeve 1350 efektivë janë në terren.

Për të garantuar rendin publik dhe sigurinë gjatë zhvillimit të tubimit, policia ka ndërmarrë masa, duke kufizuar qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore.

Gjithashtu edhe Garda e Republikës do të jetë e gjitha në gatishmëri për të kryer detyrën në ruajtjen e institucioneve. Ndërkohë në protestë të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz.

PO NDODH/ SHIU NUK E FIK PROTESTËN! Gjithçka gati në

Do të ketë edhe 5 autobotë me ujë  që do të qëndrojnë pas Kryeministrisë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh, ndërsa godina e Kryeministrisë është ‘veshur’ me gardh metalik.

Policia e Tiranës i ka kërkuar PD-së se duhet të përcaktojë edhe një orar të mbylljes së protestës, por selia blu nuk ka kthyer përgjigje.

PO NDODH/ SHIU NUK E FIK PROTESTËN! Gjithçka gati në

Ashtu si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë.

Dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike. Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.