PAMJE/ Një ditë para protestës së PD-së, Kryeministria nis fortifikimin e godinës, Rama ende në zyrë
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 23 Janar 2026, 19:53
Një ditë përpara protestës së paralajmëruar nga Partia Demokratike, autoritetet kanë nisur masat e sigurisë rreth godinës së Kryeministrisë në Tiranë.
Pak çaste më parë janë vërejtur barriera metalike dhe elementë të tjerë sigurie të vendosur përpara hyrjeve kryesore të institucionit.
Masat vijnë në kuadër të garantimit të rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të protestës.
Mësohet se kryeministri Edi Rama vijon të jetë në zyrë.
