Thirrja e fundit para protestës së PD-së/ Teliti: Mjaft është mjaft, qytetarët të dalin për veten e tyre
Opozita e bashkuar ka bërë thirrje për një protestë masive, duke e cilësuar si një moment vendimtar për të ardhmen e vendit dhe si hapin e parë drejt largimit të qeverisë aktuale.
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News, shpalosi strategjinë dhe arsyet pse qytetarët duhet t'i bashkohen thirrjes, duke theksuar se "mjaft është mjaft" dhe se koha për ndryshim ka ardhur.
"Në një vend, në një shtet, ku vetëm me një protestë të vetme është bërë e mundur rrëzimi i një regjimi, atëherë unë do tërhiqem.
Regjimet kanë rënë vetëm me protesta të vazhdueshme dhe të qëndrueshme. Kjo është dhe kjo strategji e cila po ndiqet edhe nga opozita e Bashkuar që drejtohet nga Partia Demokratike, e cila dhe nesër do të kulmojë me protestën më të madhe, madhështore, në pritshmëri që ne kemi bazuar përsëri siç thashë edhe njëherë nga kontaktet në terren.
Dhe takimin e fundit që pata sot ishte me të vërtetë entuziazmë përtej pritshmërive dhe me dhjetëra e qindra përfaqësues të një grupi interesi i cili nuk është se shpeshherë ka qenë dhe i atashuar pranë opozitës, por ka qenë disi i lëkundur dhe i pavarur le të themi politikisht, ishte tashmë, i kishte ndarë mendjen dhe ishte tashmë bërë pjesë e betejës tonë për të rikthyer Shqipërinë në normalitet, për të rikthyer në Shqipëri demokracinë dhe për të rikthyer në Shqipëri mundësitë dhe shanset e barabarta për këdo, të cilat vijnë vetëm me zgjedhje të lira e të ndershme.
Zgjedhje të cilat sipas raportit të OSBE-ODIHR-it në Shqipëri prej 13 vitesh nuk shansojnë të kryhen me normalitet, siç kryhen fqinji ynë Kosova, apo siç kryhen patjetër po vende të tjera më të zhvilluara.
Nesër unë besoj dhe uroj që do të jetë një ditë ndryshe, do të jetë një ditë e cila do të sjellë zhvillime pozitive politike, ku me mjete demokratike, Tirana dhe gjithë Shqipëria do t'i japë mesazhin e qartë qeverisjes aktuale që mjaft është mjaft dhe koha për t'u larguar është tani.
Ndryshe pastaj janë qytetarët, që përmes mjeteve demokratike do të bëjnë largimin e tij dhe të atyre me protesta të vazhdueshme, të qëndrueshme, deri në ezaurimin e kësaj kërkese, e cila është sot një domosdoshmëri kombëtare, pasi të vazhdosh kështu me një model qeverisje që futën duart në buxhetin e shtetit sikur të jetë buxheti i babës, që vidhen para mes drekë e darkë dhe nuk as s'kanë kurajon për të dalë dhe të tërhiqen, që vijnë hajdutët në parlament madje dhe buzëqeshin dhe gajassen kur opozitarët, deputetët opozitarë ngrihen dhe ngrenë akuza tashmë të vërtetuara, siç kanë dalë edhe nga pamjet dhe nga përgjimet apo nga provat që kanë dalë edhe nga dosjet e hapura, dosje të bujshme, të cilat po janë në rend të ditës këto këto javët dhe muajt e fundit.
Të cilët nuk i japin drejtim jo punëve të shqiptarëve, por thjesht punëve të tyre, kjo ka ardhur momenti që të marri fund. Dhe që uroj dhe shpresoj përsëri siç thashë edhe njëherë që nesër të jetë një ditë ndryshe, mos të jetë thjesht një ditë proteste, por të jetë dita e madhe e ndryshimit.
Qytetarët duhet t'i bashkohen protestës nesër për interesat e tyre personal.
Çdo qytetar të shohi, burrë apo grua, të shohin partnerin e tyre në sy, të shohin fëmijën, djalin apo vajzën e tyre në sy, të shohin prindin, nënën apo babain në sy, të shohin motrën apo vëllain në sy. Dhe t'i bëjnë një pyetje njëri-tjetrit.
Jemi më mirë apo më keq se disa vite më parë? Kemi më shumë shërbime publike që na jepen apo kemi më pak? Kemi më shumë ekonomi familjare, apo kemi më pak ekonomi familjare?
Kemi arsim më të mirë se para disa viteve apo arsim më të keq?
Kemi shëndetësi më të mirë se para ca viteve apo shëndetësi më të keqe?
A trajtohemi ne më tepër me respekt nga strukturat shtetërore më mirë se para ca viteve, apo më keq? A po vidhet hapur, nën dritën e diellit, jo më miliona lekë, një fenomen 30 vjeçar.
Korrupsioni ka qenë prezent dhe do të jetë prezent, siç është në çdo shoqëri demokratike.
Por të vjedhësh nën dritën e diellit, duke bërë kaq qylik deri në 100%, siç ka ndodhur këto vitet e fundit në Shqipëri është diçka e paimagjinueshme dhe e pabesueshme.
Këto janë pyetjet që njerëzit duhet t'ia bëjnë, qytetarët duhet t'ia bëjnë njëri-tjetrit.
Mos dalin nesër për Partinë Demokratike, apo për aleatët, dalin për veten e tyre.
Sepse është diçka tjetër për t'u thënë. Nuk është që me largimin e qeverisë aktuale vjen Partia Demokratike në qeverisje. Jo.
Ne në qeverisje do vijmë me votë. Por ama, me largimin e qeverisë aktuale i hapet rruga ngritjes së qeverisë tranzitore, e cila do të ketë një detyrë madhore, krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Që të mos kemi më raporte të OSBE-ODIHR-it që i nxin zgjedhjet në Shqipëri, ku vota vidhet, vota tjetërsohet, vota trysnohet, vota blihet, siç u ble me bonusin e pensionistëve 100 euro, siç u ble me faljen e gjobave 30 ditë para zgjedhjeve, siç u ble me 500 milionë euro të hedhura nga buxheti i shtetit për investime që nuk do ishin kryer gjatë periudhës katër mujore të zgjedhjeve, siç u përdor administrata publike, sidomos drejtoritë e varësisë dhe sh.a.-të dhe institucionet e varësisë të bashkive që u ishin një ushtri e tërë patronazhistësh për t'i shërbyer votës së Partisë Socialiste.
Këto gjëra na e siguron që të mos ndodhin më, na e siguron qeveria tranzitore. Dhe të shkojmë përballë qytetarëve shqiptarë me dy modele.
Me modelin e qeverisjes aktuale, që e dimë se çfarë ka bërë në 13 vite dhe me modelin që propozohet nga opozita e Bashkuar, një model i cili në historikun e saj ka, ka ka zhvillimin si kryefjalë, ka punësimin si kryefjalë, ka familjen si kryefjalë, ka biznesin e zhvilluar si dhe të fortë si kryefjalë dhe ka mirëqenien dhe respektin ndaj e qytetarëve si kryefjalë. Nëse këto gjenden te modeli tjetër, ne kemi parë se çfarë ka ndodhur. Mungesë respekti, mungesë vëmendje, përkundrazi, qëllimisht braktisje. Në anën tjetër kemi kemi opozitën, që me të gjithë kusuret tona, nuk jemi perfekt, absolutisht jo", u shpreh Teliti.


