35-vite, Shoqata “Çamëria”! Tahiri akuza Idrizit për përçarjen e komunitetit dhe kërkon riorganizimin e strukturave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2026, 14:40
Ndërsa shoqata Patriotike Çamëria ka nisur një fazë riorganizimi në të gjithë vendin, ish-deputeti Dashamir Tahiri, e cilëson të domosdoshëm, ndërsa akuzon kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi për dobësimin e strukturave dhe përçarjen e komunitetit.
Këtë 24 Janar, Shoqata Patriotike “Çamëria”, kishte lajmëruar një takim jubilar në Tiranë që më pas ishte shtyrë për një ditë tjetër. Tahiri ironizoi disa lëvizje brenda kryesisë.
Ish-deputeti, aktivist i njohur i çështjes çame dhe zë përfaqësues i komunitetit, kërkoi që degët e shoqatës Patriotike në rrethe të vijojnë me riorganizimin.
Në 35-vjetorin e themelimit, dega e Shoqatës Çamëria në Vlorë zhvilloi zgjedhjet për kryetarin e ri, për t’i hapur rrugë riorganizimit.
