Ismaili: Opozita po saboton rrugën drejt BE-së me dh*në e bllokime

E ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, deputetja e Partisë Socialiste, Erjona Ismaili, foli mbi procesin e reformave dhe rolin e opozitës, duke theksuar se gjithëpërfshirja politike duhet të bazohet në kontribut real dhe bashkëpunim konstruktiv.

"Unë mendoj që gjithëpërfshirja në në konceptin e vet është e orientuar në tre shtylla, ose ngrihet mbi tre shtylla të rëndësishme. Së pari, në prezencën fizike dhe kontributin që opozita duhet dhe mund t'i japë në mbledhjet e komisioneve parlamentare ose në grupet e punës, në tryezat e diskutimit.

Së dyti, dhënia e kontributit në debat me përmbajtje, jo në bllokim, dhe së treti, në si të thuash, kontributin e saj për përmirësimin e ligjeve, jo vetëm në ngritje kartoni pro apo kundër apo në sabotim të të tërës. Shiko, të të qenit gjithëpërfshirës nuk ka të bëjë me një veto politike. 

Ka të bëjë me një bashkëpunim konstruktiv në interes edhe të rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, edhe të asaj çfarë unë thashë më parë, që pavarësisht të qenurit parti politike, ëh, edhe të paturit mendime dhe diskutime të ndryshme për çështje të caktuara, duhet të jemi të orientuar me vullnet për të bërë më të mirën për vendin tonë dhe për qytetarët tanë.

Unë e di dhe e kuptoj që, opozita, pavarësisht faktit që ne i kemi dhënë të gjithë hapësirën e nevojshme për të sjellë diskutime, për të sjellë opinione, për të sjellë mendime, për të kontribuar realisht në tryeza pune, kërkon që jo vetëm të sabotojë këto procese të rëndësishme që kjo mazhorancë, kjo qeveri edhe vendi ynë është duke punuar edhe duke përmbushur edhe në kuadër të rrugëtimit drejt Bashkimit Europian, por nga ana tjetër duket se gjithë interesi i saj është të intensifikojë skenat e dhunës, bllokimin, sabotimin, me qëllim, të dështuar në gjykimin tim, për të ofruar një opinion të caktuar tek qytetarët ose ndërkombëtarët, që mund të ndërlidhet në një opinion të vakët të një destabiliteti politik në Shqipëri, gjë që jo vetëm nuk qëndron, por përkundrazi nuk mundet dot ne të lejojmë ëh bllokimin dhe sabotimin e opozitës për të na mbajtur peng në gjithçka duam të arrijmë dhe gjithë punët që duam të bëjmë, të përmbushim.

Tani ka dy momente. Ka momentin e perceptimit dhe ka momentin real të të funksionuarit të një shteti ose të një parlamenti.

Pavarësisht se jemi të vetëdijshëm se opozita kërkon të krijojë një perceptim që, ë, mund të ketë një ngadalësim të ritmit të të përmbushurit të punëve dhe detyrimeve që vendi ynë ka dhe duhet të ketë ose të të arrijë në procesin e integrimit europian dhe jo vetëm", u shpreh  Ismaili.