SI NË GREQI! Murrizi: Opozita s’ka rrugë tjetër veç përballjes, duhen protesta në çdo rreth, jo tubime elektorale

Në një prononcim për “Ora News”, teksa pritet nga minuta në minutë të nisë dhe protesta e radhës e thirrur nga Partia Demokratike, ish-deputeti Myslim Murrizi shprehet se protesta është jetike për opozitarizmin.

Ai pranon se ndryshimi nuk vjen brenda një dite, por thekson se opozita nuk ka alternativa të tjera veç përballjes.

Duke iu përgjigjur pyetjes mbi efektivitetin e protestave kombëtare, ai argumentoi se përballë qeverisjes së Edi Ramës, opozita nuk ka asnjë rrugë tjetër veç denoncimeve, fjalës në Kuvend dhe protestave të vazhdueshme.

Gjithashtu, ai kritikoi formatin e tubimeve që ngjajnë me mitingje elektorale me regji, duke bërë thirrje për intensifikimin e protestave reale në çdo rreth të Shqipërisë.

VIDEO – LIVE - JA ÇFARË PO NDODH NË TIRANË