Gara kush është më pro-amerikan, Çobani zbulon ‘sëmundjen’ e politikës shqiptare
Pjesëmarrja e Shqipërisë në bordin e paqes, një nismë e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka ndezur një debat të gjerë në skenën politike vendase.
Ndërsa orientimi pro-amerikan i vendit nuk vihet në diskutim, analisti Genc Çobani,në "Ora News", argumenton se kjo çështje ka ekspozuar një garë të dëmshme brenda politikës shqiptare, ku fokusi është zhvendosur nga zgjidhja e problemeve të qytetarëve te gara se kush shfaqet si aleati më i devotshëm i Uashingtonit.
"Një bord i cili në fakt ka hasur mjaft diskutime përsa i përket të gjithë atyre të cilët kanë qenë të ftuar.
Një pjesë e madhe e kanë konfirmuar ftesën, disa të tjerë nuk kanë dhënë ende përgjigje dhe disa e kanë refuzuar.
Për t'u ndalur më konkretisht lidhur me këtë çështje, unë kam kënaqësinë të kemi në një lidhje të drejtpërdrejtë zotin Genc Çobani.
Zoti Çobani, ju përshëndes, shumë faleminderit që na jeni bashkuar.
E nisim fillimisht nga nga Shqipëria, meqënëse e kemi pasur edhe një vendim jo më larg se ditën e djeshme përsa i takon edhe pjesëmarrjes së së Shqipërisë në këtë bord paqeje.
Si e lexoni këtë lëvizje nga pikëpamja gjeopolitike dhe sa e rëndësishme është realisht për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare?
Anëtarësimin në bordin e paqes fillimisht.
Kjo është pyetja më konkrete po themi në thelb, fakti që kjo nismë vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pa diskutim.
Faleminderit për këtë garë, që zhvillohet prej kohësh.
Tani, se kjo lidhet edhe me diçka tjetër që unë dua ta përmend zoti Çobani, edhe edhe për publikun. Opozitarët refuzuan që të bashkonin, pra ishin pro anëtarësimit të Shqipërisë në bordin e Paqes, por kundër përfaqësimit të Shqipërisë nga kryeministri Edi Rama", u shpreh Çobani.

