QEVERIA NXIT PAGESAT ELEKTRONIKE/ Çdo biznes të ketë minimalisht një formë pagese elektronike

Ekonomia shqiptare ka shënuar rritje gjatë vitit 2025, duke reflektuar stabilitet pavarësisht sfidave globale. Qeveria paralelisht po përgatit masa për zgjerimin e pagesave elektronike, me synim formalizimin dhe uljen e kostove për bizneset.

Pavarësisht një klime gjeopolitike të paqartë dhe presioneve globale mbi ekonomitë, Shqipëria ka pasur një trend pozitiv gjatë vitit 2025.

Sipas Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, kjo u reflektua edhe nga rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Mes këtyre treguesve, nga ana tjetër qeveria po zbaton një plan masash për nxitjen e pagesave elektronike, me synim formalizimin e ekonomisë dhe uljen e kostove për bizneset. Sipas ministres, çdo tregtar do të ketë detyrimin të pajiset me të paktën një mjet elektronik pagese

Afati i parë është qershori 2026 për sektorët e turizmit dhe administratën publike

Sipas Ibrahimajt, përdorimi i teknologjisë dhe konkurrenca mes ofruesve të shërbimeve do të ndihmojnë në uljen e kostove të transaksioneve, duke nxitur kalimin nga pagesat cash drejt formave elektronike.

Ekonomia shqiptare, sipas të dhënave zyrtare, ka shënuar gjithashtu rritje të aktivitetit privat, ulje të borxhit publik dhe rritje të të ardhurave, duke ruajtur stabilitet