Berisha bllokon Foltoren, Peleshi: Respektoni foltoren përndryshe...

Në seancën plenare kreu i PD Sali Berisha zaptoi Foltoren duke penguar punën e Kuvendit. Kreu i Kuvendit Niko Peleshi i bëri thirrje të mos pengojë punën  dhe vijimin e seancës, ndërsa Berisha nuk ka ndryshuar qëndrim duke vijuar të flasë nga Foltorja edhe pa mikrofon.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare! Kjo seancë sot, në vend se të dëshmojë atë që duhet të dëshmojë, qëndrimin tonë luajal në çështjet e sigurisë ndaj SHBA, vlerësimin tonë maksimal për njërën nga paqet më të vështira në historinë e paqes, siç ishte ta quajmë armëpushimi, ndërprerja e luftimeve në Gaza, figurat butaforike, Palloshi i Belindës, i jep kësaj seance nuanca… të lutem, nxirre jashtë Belindën se ajo i ka thënë Pallosh, nuk i kam thënë unë Pallosh. Pyetja ime është çfarë do të thuash kur Belinda ta marrë Palloshin me vete?”, tha Berisha.

“Zoti Berisha nëse nuk lironi Foltoren do kalojmë në masën e tretë sipas rregullores, është heqja e fjalës në ditën e sotme. Do humbisni shansin historik të flisni ditën e sotme”, tha Peleshi.

Pas këtij paralajmërimi Berisha është larguar duke i lënë kohën ministres se Jashtme Elisa Spiropali të mbajë fjalën e saj në Kuvend.