Bardhi: Pse Kosova ishte në Davos dhe Shqipëria jo?

"Presidenti i Republikës, që është i vetmi autoritet që nënshkruan në emër të Republikës, ka autorizuar kryeministrin të nënshkruaj.

Pyetja ime është a e ka nënshkruan marrëveshjen kryeministri? Në dokumentacionin që keni sjellë, nuk rezulton që marrëveshja të jetë nënshkruar nga kryeministri, është nënshkruar nga vendet themeluese sot në Davos dhe presidentja Osmani.

Pse kryeministri ynë nuk është në Davos të nënshkruajë sot që më pas të ratifikohej nga Kuvendi. E kuptojmë që nuk shkonte dot ta nënshkruante sepse nuk e pranonin.

Pse Kosova është sot në Davos ndërsa lideri juaj, famozi global është këtu me Belindën dhe Taulanti, mungon vetëm Agasi," tha Bardhi.